75 Mall Live Search
16:01 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në një hotel në Kllokot, Gjykata merr vendim për ferizajasin

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për Sh.B., i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur në rrugën Viti-Kllokot

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. B. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.07.2021, rreth orës 01:20 minuta, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në Motelin ”Malibu” që gjendet skaj rrugës Viti – Kllokot,. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.