75 Mall Live Search
18:09 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Ministri Krasniqi njofton se MAPL-së i shtohen edhe 1.2 milionë euro në buxhet

Ministri i Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se me rishikim të buxhetit, MAPL-së do t’i shtohen edhe 1.2 milion euro.

Kështu tha ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeskonline.

Ministri Krasniqi u shpreh se përmirësimi i jetesës së komuniteteve në të gjitha sferat e jetës është synim dhe angazhim i përditshëm.

“Me rishikim të buxhetit, MAPL-së i shtohen edhe 1.2 Milion Euro, në programin socio-ekonomik në mbeshtetje të përmirsimit të infrastrukturës për komunitetet në të gjitha komunat.

Përmirsimi i jetesës së komuniteteve në të gjitha sferat e jetës, përmes mbështetjes financiare dhe investimeve kapitale është synim dhe angazhim i përditshëm i qeverisjes sonë“, ka shkruar ai./Indeksonline/