75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

“Kemi idetë dhe ekipin më të mirë”, Astrit Ademaj kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur për kandidatin e vet për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale.

Indeksonline ka mësuar se për të parin e Pejës do të kandidojë Astrit Ademaj.

Këtë kandidaturë e ka konfirmuar edhe vetë Ademaj në një prononcim për Indeksonline.

“Strukturat e degës paraprakisht e kanë zhvilluar një proces të brendshëm në bazë të rregullave statutare që i kemi për vendimin e propozimeve për kandidaturën për asamble komunale dhe për kandidatët për kryetar, mandej të njëjtat kanë kalu në Këshillin Drejtues, Kryesi dhe janë procedu në Kryesi Qendrore dhe është konfirmu që unë të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës”.

Ademaj pretendon fitoren pasi që thotë se kanë idetë dhe ekipin më të mirë, krahasuar me partitë tjera.

“Ne pretendojmë që kemi me fitu për shkak se i kemi idetë dhe ekipin më të mirë e të pa konkurrencë në secilën fushë dhe besoj që qytetarët kanë me vlerësu drejtë dhe mirë”, tha ai./Indeksonline/