Kërcënon dhëndrin, arrestohet i dyshuari në Deçan

Të mërkurën, një person me inicialet K.K. (1994) kishte shkuar të shtëpia e viktimës B.L., (1987) në Deçan dhe dyshohet se e ka kanosur atë.
Sipas ankuesit, i dyshimti është vëllai i gruas së tij dhe se ka probleme me të, shkruan IndeksOnline.
Ankuesi ka deklaruar në polici se përveç kanosjes ai ka dëgjuar të shtëna me armë afër shtëpisë së tij dhe dyshon se miku i tij ka shtënë.
Policia i është përgjigjur rastit ku ka kontrolluar drejtimin e supozuar nga ankuesi se ka pasur të shtëna mirëpo nuk ka gjetur ndonjë dëshmi që e vërteton këtë gjë. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti i kanosjes ndërsa i dyshimti është ndalur në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/