75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / k.v

Prishja e rëndit dhe qetësisë publike/ Policia në Prishtinë detyrohet t’i mbyllë disa lokale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka vazhduar edhe mbrëmjen e së mërkurës me planin operativ në respektim të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe kundër prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Cak i kontrollimit të respektimit të orarit ishin disa lokale në rrugën “B”, në rrugën “Fehmi Agani” dhe në lagjen Emshir.

“Si rezultat i mos-respektimit të orarit dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ndaj disa lokaleve, zyrtarët policor janë detyruar ti mbyllin dhe u janë shqiptuar 13 fletëparaqitje në bazë të ligjit për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike neni 8 paragrafi 3”, kanë thënë për IndeksOnline, zyrtarët policor.

Drejtoria Rajonale e Prishtinës do të vazhdoi sërish me plane operative edhe në ditët në vijim./IndeksOnline/