75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Rritet numri i të infektuarve/ Për 24 orë 72 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 305.