Ndahen 120 mijë euro për restaurimin e Sahat Kullës në Prishtinë

Sahat Kulla e Prishtinës për një kohë të gjatë nuk e tregoi kohën e saktë.
Por tash pas një investimi që do të bëhet nga Komuna e Prishtinës dhe UNDP kjo do të funksionalizohet, njofton Klan Kosova.
120 mijë euro është totali i investimit në këtë objekt të vjetër, ku nga kjo shume 70 mijë do t’i japë komuna e 50 mijë UNDP.