Motoristi ia “shkel gazin” afro 200 km/h në autostradën Prishtinë-Shkup, rrezikon pjesëmarrësit

Një motorist gjatë ditës së sotme ka thyer rregullat e komunikacionit duke vozitur afro 200 km/h në autostradën Prishtinë-Shkup.
Në një video që ka siguruar IndeksOline shihet se një veturë prapa motoristit ka vozitur 180 km/h duke tentuar ta zë atë por kishte dështuar, për shkak të shpejtësisë së madhe që po lëvizste motoristi.
Me këtë rast ai ka rrezikuar jetën e tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Bashkëpunimi qytetarë-IndeksOnline po vazhdon edhe më tutje.
Publikimi i videove të tilla është me qëllim që të ulet numri i aksidenteve në rrugë./IndeksOnline/