75 Mall Live Search
13:58 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / A. M.

Ministrja e Mbrotjes së Danimarkës viziton KFOR-in në Prishtinë

Ministrja e Mbrojtjes së Danimarkës, Trine Bramsen, është takuar me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Günter Schopf, në shtabin e KFOR -it në Prishtinë.

Ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre për situatën e përgjithshme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë që KFOR mban me institucionet lokale, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti i KFOR-it shprehi mirënjohjen e tij për ministren për profesionalizmin dhe përkushtimin e lartë të ushtarëve danezë brenda KFOR-it.