Dedikimi prekës i Edi Ramës: Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë…
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/08/foto.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së tij Aneta Rama, transmeton “Indeksonline”.
Kreu i ekzekutivit i ka dedikuar fjalë prekëse nënës së tij të ndjerë teksa shkruan në llogarinë e tij në facebook: Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…