75 Mall Live Search
15:29 / E Diele, 01 Gusht 2021 / C E

Zjarret në Suharekë, Bali Muharremaj kërkon ndihmë

Zjarr i madh ka përfshirë Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka dalë në vendngjarje dhe po monitoron nga afër situatën.

Ai ka thënë se gjendja është shumë serioze dhe ka kërkuar ndihmë.

Muharremaj ka kërkuar intervenim nga zjarrfikësit e Prizrenit dhe Mamushës si deh të gjithë ata që mund të japin kontribut në shuarjen e zjarrit.

Ky është njoftimi i tij:

Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre i ftoj të na ndihmojnë. Bali Muharremaj