Sulmoi seksualisht të miturën në Prishtinë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet është raportuar për një rast të sulmit seksual.
Një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.
Ndërsa me të marrë këtë informatë, policia me vendim të prokurorit të dyshuarin e kanë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 12.07.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.