75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Goditet me veturë këmbësori në lagjen “Dardania”, qytetarët i dalin në ndihmë

Një qytetarë e ka pësuar keq mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më saktësisht në lagjen “Dardania”, ku teksa po kalonte në vija të bardha, është goditur nga një veturë.

Siç shihet në pamjet që ka siguruar IndeksOnline, këmbësori ka përfunduar në rrugë i shtrirë e një numër i madh i qytetarëve janë afruar rreth tij, për t’i ofruar ndihmë.

Ndërsa rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ajo për IndeksOnline.

IndeksOnline ju sjell pamje: