I pari i Suharekës i shpërblen me paga shtesë zjarrfikësit, ka diçka edhe për Kurtin

Sot në Suharekë ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas situatës me zjarre, ku edhe mori informacionet e duhura nga kryetari Bali Muharremaj.
Gjatë kësaj vizite, Muharremaj nuk e la duarthatë Kurtin. Ai i dhuroi simbolin e Komunës së Suharekës, shkruan Indeksonline.

Për punën e palodhshme në shuarjen e zjarreve, Muharremaj shpërbleu me paga shtesë edhe zjarrfikësit.
“Mobilizimi për situatën aktuale në menagjimin e zjarreve po vazhdon. Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare. 4 zjarrëfikës të rinjë do të jenë shtesë mepagesë për 3 muaj. 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës“, ka njoftuar kryetari.