75 Mall Live Search
13:11 / E Martë, 03 Gusht 2021 / C E

Chelsea me dy oferta zyrtare për Lukakun

Chelsea ka bërë dy oferta zyrtare për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Oferta e dytë ishte me vlerë rreth 100 milionë eurosh duke përfshirë edhe kartonin e Marcos Alonsos që kaloi nga Chelsea në Inter si pjesë e marrëveshjes.

Asnjëra nga ofertat deri më tani nuk e ka bërë Interin të ndryshojë mendje për mos shitjen e Lukakut.

Chelsea është i vendosur të nënshkruajë përsëri me Lukakun dhe një ofertë prej 110 deri në 120 milionë euro mund të bindë Interin për të shitur.

Një ofertë e asaj madhësie ka të ngjarë të konsiderohet me kujdes nga kryetari i Interit, Steven Zhang. /IndeksOnline/