75 Mall Live Search
17:47 / E Martë, 03 Gusht 2021 / AR

Për herë të parë Samra po vjen në Kosovë, zbulohen detaje nga koncerti i tij gjigant

Të gjithë fansat që kanë pritur me padurim të takojnë Samrën, tashmë ëndrra e tyre do të bëhet realitet.

Menaxhari i njohur i shumë artistëve evropian, Shpend Morina, i cili është menaxheri i vetëm që ka të drejtë t’i sjellë artistët e huaj në Kosovë dhe Ballkan, po ua realizon kërkesën e shumë fansave, shkruan Indeksonline.

Burime të afërta me menaxherin për Indeksonline kanë zbuluar që Samra do të vie në Kosovë të premten (06.08.2021), ku pritet të mbajë një koncert madhështor në Gërmi.

Samra do të vie në Kosovë të premten, ku do të mbajë një koncert në hapjen solemne në ‘Cotopaxi’ në Gërmi duke filluar nga ora 20:00 “, tha burimi.

Samra famë të madhe mori në Kosovë pas bashkëpunimit që solli me Kidën, e që u shndërrua në hit menjëherë pas publikimit.

Kërkesat për të qenë në Kosovë janë rritur pas bashkëpunimit me Kidën. Ai do të përformoj këngët e tij të njohura që pëlqehen jashtëzakonisht nga publiku shqiptar. Ai është për momentin më i kërkuari shkaku i bashkëpunimit me Kidën”.

Por, befasitë nuk kanë të ndalur, pasi në Kosovë pritet të vijnë edhe artistë të tjerë të njohur që janë nën menaxhimin e Shpendit.

Puna e Shpendit nuk do të ndalet me kaq. Ai do të sjellë edhe këngëtar të tjerë të njohur në Kosovë. Për momentin më i kërkuari ishte Samra dhe të premten pritet të ‘ndezet’ atmosfera në Gërmi”, përfundoi burimi./Indeksonline/