Fabinho te Liverpooli deri në vitin 2026

Fabinho ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin deri në vitin 2026.
27-vjeçari ishte transferuar nga Monaco në vitin 2018 për 45 milionë euro, ndërsa kontrata e vjetër do t’i skadonte vitin e ardhshëm.
Fabinho me Liverpoolin ka luajtur 86 ndeshje në Premier Ligë duke shënuar 3 gola dhe 6 asistime.
Ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.
/Indeksonline/