Zbulohet data e publikimit të filmit ‘Cinderella’, Camila shkëlqen në rolin kryesor

Është publikuar traileri i filmit të ri të Camila Cabello.
‘Hirushja’, do të debutojë pas një muaji në Amazon, transmeton Indeksonline.

Ky film ka historinë e një gruaje të re e ambicioze, ëndrrat e së cilës janë më të mëdha se sa që duhet, por me ndihmën e Billy Poter, ajo është në gjendje të realizojë ëndrrat e saj.

Ky film do të dalë në mbi 240 vende me 3 shtator./Indeksonline/