75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / A. A

Sulmuesi kosovar ateron në Beograd, nesër luan kundër Çukariçkit

Hammarby do të ballafaqohet me Çukarikçin në rrethin e 3-të të kualifikimeve në Conference League.

Ekipi suedez ka ateruar në Beograd në mëngjesin e sotëm.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani do të ballafaqohet me ekipin serb dhe pritet të nis ndeshjen nga fillimi.

Selmani në këtë edicion ka regjistruar 3 gola dhe 5 asistime në 13 ndeshje me Hammarbyn.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.

/Indeksonline/