75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / A. M.

Sikurse në Kosovë, edhe në Maqedoninë e Veriut shënohet rekord i rasteve me Covid-19

Rastet e reja po shënojnë rritje ditëve të fundit, ndërsa sot është shënuar një rekord i ri i rasteve ditore pasi së fundmi raste të reja me një numër tre-shifror është regjistruar më 15 maj, respektivisht 112 raste brenda 24 orëve.

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 164 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 156.707, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja po shënojnë rritje ditëve të fundit, ndërsa sot është shënuar një rekord i ri i rasteve ditore pasi së fundmi raste të reja me një numër tre-shifror është regjistruar më 15 maj, respektivisht 112 raste brenda 24 orëve. Shifër më të lartë nga numri i sotëm, vendi ka shënuar më 11 maj, 171 raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi tre viktimë të reja nga COVID-19, duke e çuar në 5.497 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Institucionet shëndetësore regjistruan 18 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.440 pacientë janë shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 994.490 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.276 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 770.

KOSOVË