75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / OSH

Dëgjohen të shtëna me armë në një fshatë të Pejës, policia arreston një person e sekuestron një armë

Policia e Kosovës, konkretisht Patrulla e njësitit rajonal komunikacionit rrugor (NJRKRR), në Pejë, për derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan – Pejë, kanë dëgjuar  të shtëna me armë zjarri  nga një veturë  e cila ishte në lëvizje.

 Patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje  të veturës dhe kishte  arritur të e  ndalojnë automjetin e tipit VË Pollo dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ZODAK 91 F. Cal 9mm, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, rasti  është iniciuar dhe proceduar konform Ligjit.