Tre të lënduar nga vetaksidenti në Bajgorë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës është deklaruar për vetaksidentin në fshatin Bajgorë të Podujevës.
Si pasojë e kësaj, tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident“.
Ndryshe, Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.