75 Mall Live Search
09:06 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / LB

PDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar një ditë më parë deputeti i këtij subjekti, Bedri Hamza.

Në këtë mbledhje pritet që partia më e madhe opozitare në vend të zgjedh kryesinë e re të këtij subjekti.

Poashtu përveç përbërjes së kryesisë së re, pritet që të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

Më 3 korrik, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i PDK-së me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

Kryetari akutal i PDK-së ka paralajmëruar risi në përbërjen e re të kryesisë.