75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / AR

112 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 112 pacientë nga koronavirusi.

Prej tyre, sipas njoftimit 72 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus. 

Teksa 74 janë me oksigjeno-terapi. 

Një pacientë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë: 

5 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

112 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

72 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

74 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 67 pacientë të shtrirë, 32 prej tyre Covid-19 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 34 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 45 pacientë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 23 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 14 pacientë

– Spitali i Pejës, 13 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient