75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / LB

Ambasada e ShBA-së në Kosovë bën thirrje për vaksinim ndaj Covid-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po apelon për vaksinim ndaj Covid-19, në mënyrë që të shpëtohen jetë, dhe të mposhtet pandemia.

Sipas kësaj ambasade, vaksinimi ndaj koronavirusit, është e vetmja zgjidhje.

”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”.