Rrëzohet skena e ngritur për koncert, lëndohen dy fëmijë në Podujevë

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime në sheshin “4 dëshmorët” në Podujevë.
Erërat e fuqishme kanë rrëzuar skenën e ngritur për koncert.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se njëri nga fëmijët (vajzë) ka lëndime më të rënda trupore dhe të njëjtit janë nisur drejt emergjencës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/
