Investimet në infrastrukturën e Komunës së Drenasit po vazhdojnë

Infrastruktura në rrugët e Komunës së Drenasit është duke u përmirësuar dita ditës.
Sot edhe 2100 metra asfalt janë shtruar në lagjet e Komoranit, I, II dhe III, transmeton IndeksOnline.
Endrit Gllareva, drejtor i infrastrukturës në Komunën e Drenasit ka njoftuar se në kuadër të planit për realizimin e projekteve për vitin 2021, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale në Komunën e Drenasit, është duke i implementuar projektet në terren për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe bizneseve.
Ai ka njoftuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë./IndeksOnline/