Sot ditë e veçantë, Poni uron djalin për ditëlindje

Për këngëtaren nga Shqipëria sot është një datë e rëndësishme.
Poni sot ka nisë ditën me një urim drejt një personi special në jetën e saj.
Ajo ka uruar djalin e saj me rastin e ditëlindjes së tij të 10-të, meqë rast nuk i kurseu fjalët më të bukura për birin e saj.

“Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur”,- shkruan ajo krah fotos së tij.
Poni zakonisht është shumë e rezervuar sa i përket jetës private por ja që sot ka bërë një përjashtim për hir të djalit.