Pronari tregon sa mërgimtarë e godasin ‘boksin’ çdo mbrëmje në sheshin e Prishtinës

Gazetarja e T7, Gelina Maloku, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin veror “Natë Vere”, ka intervistuar disa mërgimtarë në sheshin e kryeqytetit.
Pos, mërgimtarëve, pronari i ‘boksit’ në shesh ka treguar deri në sa mërgimtarë gjatë mbrëmjes godasin ‘boksin’.
Gazetarja e pyeti pronarin se “A ka interesim të qytetarëve nga diaspora? Sa persona vijnë ditë?”.
“Jo interesim, po tepër interesim. Hala herët është. Në orët e vona bëhen më shumë. Numri i personave kalon mbi 200”, ka thënë pronari i boksit.