Përfundojnë garat në Tokio, Kosova e 42-ta

Kanë përfunduar garat sportive në Lojërat unike Olimpike “Tokio 2020”. Gara përmbyllëse ishte ajo në vaterpolo në konkurrencë të meshkujve.
Në finale u takuan Greqia e Serbia, ndërsa fitore shënoi Serbia me rezultat 13:10, falë finishit më të suksesshëm.
Medaljen e bronztë e fitoi Hungaria që për vend të tretë e mposhti Spanjën me shifrat 9:5.
Të dielën në ditën e fundit të garave është zhvilluar edhe maratona në atletikë, finalja e basketbollisteve, katër finale në boks, disa gara në çiklizëm, ndeshjet për medalje në hendboll (femrat).
Ka pasur gara edhe në gjimnastikë ritmike e volejboll për femra.
Tani ka mbetur të zhvillohet edhe ceremonia mbyllëse për Lojërat shumë të suksesshme të Tokios.
SHBA-ja është më e suksesshmja me 39 medalje të arta e 113 medalje gjithsej.
Kosova përfundon e 42-a falë dy medaljeve të arta të xhudisteve.