75 Mall Live Search
12:23 / E Diele, 08 Gusht 2021 / LB

Messi: Plani im ishte të qëndroj në Barcelonë, por sot duhet të them lamtumirë

Lionel Messi në konferencën për media ka njoftuar se nuk do të vazhdojë më me Barcelonën.

“Kam menduar për disa ditë, për atë që mund të them, por jam i bllokuar.  Është shumë e vështirë për mua, pas kaq vitesh, e gjithë jeta ime është këtu. Unë nuk jam gati…Isha i bindur të qëndroja këtu në Barcelonë.  Kjo është shtëpia ime, shtëpia jonë. Doja të qëndroja te Barça dhe ky ishte plani im, por sot duhet të them lamtumirë…”, ka thënë Messi.