Gjon’s Tears për herë të parë me koncert në Kosovë, intervistë ekskluzive për Indeksonline

Këngëtari i njohur, Gjon Muharremaj, mbrëmë ka mbajtur një koncert në shesh të Suharekës.
Ai ka performuar në sheshin e Suharekës në kuadër te festivalit “DiaFest”, shkruan Indeksonline.
Indeksonline ka realizuar një intervistë ekskluzive me të, ku ai ka shpalosur detaje të pathëna më parë si dhe planet për të ardhmen.
Gjoni Muharremaj i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears mori famë dhe mbështetje të madhe nga artistët shqiptar, ku përfaqësoi shtetin e Zvicrës në ‘Eurovision’.
Për video KLIKO KËTU.
1.Përse keni ardhur në Suharekë?
‘Kam ardhur së pari për të kënduar të DiaFest, që është festa e Suharekës dhe për mua ishte një lumturi e madhe të vija tek Suhareka, tek vendi i prindërve dmth i babait tim edhe me këtë ftesën e kryetarit, Bali Muharremaj, për mua ishte një kënaqësi të vija këtu dhe të këndoja tek DiaFest-i‘.
2. Çfarë planesh keni për momentin?
‘ Planet, ka shumë plane. Kam një bashkëpunim me Arilena Ara që besoj që do të dali edhe nja një muaj e gjysmë ka fundi i shtatorit besoj tani se di a është një sekret që ka pas dashur me thënë po hajt, doli informata edhe kam plane. Jam duke e bërë albumin tim, kam humbur pak kohë sepse kam pasur me përpunu muzikat me producentë në Angli dhe në Amerikë por ngaqë nga pandemia janë mbyllur kufinjtë, ishte shumë e komplikuar të punoja gjitrhë këto këngë me njerëz të jashtëm kështu që kam pasur me u foksu në Francë, me njerëz më afër për të punuar muzikat. Kam shumë plane, koncerte e festivale e kështu’.

3. A do të sjellni ndonjë këngë me ndonjë këngëtar/e nga Kosova?
‘Pse jo. Do të kisha qef. Do të ishte një lumturi e madhe vetëm për momentin, jam i fokusuar tek albumi im, dua sa më mirë me e bë dhe me i përpunua këngët kështu që nuk kam menduar për ndonjë bashkëpunim dhe kjo puna me Arilenën erdhi se Arilena me ka propozuar pastaj e kam takuar dhe më pëlqeu si njeri se për mua është shumë e rëndësishme të bëj një bashkëpunim me dikë që më pëlqen si njeri sepse këngëtar ka plot, ka të mirë, por që na bën ndryshe është si jemi si human dhe pse jo me kengëtar/e nga Kosova, edhe sidomos sepse më kanë dhënë shumë mbështetje sidomos në Eurovision kështu që pse jo vetëm që nuk është akoma e planifikuar’.
4. Çfarë u premton fansave të tu?
‘Shpresoj t’i premtojë vetëm kualitet në punën time. Shpresoj se do ta pëlqejnë edhe albumin edhe muzikat e mija‘ .

5. A ke dëshirë me përfaqësu Kosovën në Eurovision?
‘ Pyetje e mirë, pse jo. Prapë do të kisha qef. Tani me erdhi mundësia në Zvicër edhe kështu besoj u kan e shkrume nuk e di a do ta kisha të njëjtën famë më përfaqësimin e Kosovës. Unë pastaj kam lind në Zvicër, i kam prindërit nga Kosova dhe Shqipëria. Unë jam ndjehur edhe krenar që kam pas këtë mundësinë se në Zvicër ka shumë shqiptar, kam pas këtë mundësi edhe me pëefaqësu multikulturalizmin e Zvicrës që është Kosova edhe Shqipëria, kështu që për mu e kam përfaqësu nga një anë edhe Kosovën’.
6. A mendon që do e kishe pas këtë sukses nëse kishe qenë në Kosovë?
‘ Uhh, nuk e di. Këto janë të shkrume. Ka këngëtar që kanë bërë shumë shumë famë sepse janë nga Kosova, po mendoj tani për Era Istrefin, këngëtar që kanë filluar këtu edhe që kanë shkuar shumë larg, kështu që besoj vetëm me vullnet që je në Kosovë, je në Zvicër e je në çdo vend vetëm vullnetin duhet me pas, punën edhe vetëm punë sepse pa punë s’bën asni gjë edhe talent besoj pak edhe kërkesë gjithmonë të provojmë gjëra të reja, kjo është kryesorja’.
7. Për fund, një mesazh për fansat e tu, çka ki me ju thënë?
‘Faleminderit për mbështetjen, faleminderit të gjithëve. Për mu gjithë kjo mbështetje nga Kosova e Shqipëria ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, nuk e prisja gjithë këtë mbështetje sidomos kur e kam bërë ‘The Voice’, që njerëzit pastaj shumë e kanë pëlqyer këngën ‘Babi’, kështu që faleminderit dmth faleminderit të gjithëve edhe shpresoj që ëndrrat e juaja të realizohen vetëm vullnet, punë dhe shihemi’./Indeksonline/

