75 Mall Live Search
18:44 / E Diele, 08 Gusht 2021 / A. A

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni, Liverpooli ‘goditet’ nga lëndimet

Liverpooli po zhvillon testin e fundit para fillimit të sezonit në Premier League.

Në ‘Anfield’ anglezët po luajnë kundër Athletic Bilbaos.

Shqetësim i madh për trajnerin Jurgen Klopp është lëndimi i Andy Robertson që duket serioz.

Mbrojtësi skocez pësoi goditje në këmbën e djathtë dhe u largua nga loja. Ndryshe rezultati është i barabartë pas një ore lojë 1-1.

Diogo Jota realizoi për epërsinë e Liverpoolit ndërsa barazoi Berenguer për Bilbaon.

/Indeksonline/