75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

Nëse doni ta lini me gojë hapur të dashurin, bëni siç ka bërë Gwen Stefani

Me shumë gjasa e dini që Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë të sapomartuar dhe entuziazmin e ditëve të para të martesës i përket një niveli komplet tjetër! 

Këngëtarja përshembull, zgjodhi një mënyrë sa ekstravagante aq edhe unike për t’i treguar dashurinë të shoqit dhe ju të tjerët, bëni mirë të mbani shënime!

Nëse doni ta lini me gojë hapur të dashurin, bëni siç

Kjo është Gwen teksa ecën rrugëve të Los Angeles-it. Gjithçka duket normale nëse nuk ndaloni të shihni me vëmendje këpucët! 

Nëse doni ta lini me gojë hapur të dashurin, bëni siç

Çfarë mendoni se janë ato?

Nëse doni ta lini me gojë hapur të dashurin, bëni siç

Vans-a me fytyrën e Blake Shelton a.k.a fytyrën e bashkëshortit! Pas ca kërkimeve të vogla, rezultoi se këpucët e tij nuk janë fiks dhuratë e re për partnerin pasi Stefani i vesh të paktën që prej 2017-ës dhe me shumë gjasa, do t’i ruajë përgjithmonë! 

Nëse doni ta lini me gojë hapur të dashurin, bëni siç

Nëse ju duhet një provë dashurie, këpucët me fytyrën e të dashurit janë maksimumi që mund të bëni, kështu që filloni ta  konsideroni.