“Mbi tunelin e Kalimashit larg flakëve”, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Mirënjohje për mbështetjen e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet aktualisht në Kalimash, ka publikuar disa pamje të marra nga ajri që tregojnë situatën aktuale të vatrës.
Në një postim në Facebook, Niko Peleshi thotë se neutralizimi i flakëve është një punë heorike e Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Po ashtu, ai shpreh mirënjohje edhe për mbështjen e dhënë nga trupat e Kosovës. Peleshi nuk kursen falënderime edhe për homologun e tij kosovar Armend Mehaj Armend Mehaj, të cilit i referohet si një shqiptar me vepra.
POSTIMI
Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakeve dhe tymit. Pune heroike e zjarrfikesve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.
Mirënjohje
Falemderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra. Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave.