Kjo do të jetë paga e Messit te PSG

Lionel Messi do të jetë nënshkrimi më i ri i PSG-së.
Ylli argjentinas është duke udhëtuar drejtë Parisit për të nënshkruar marrëveshjen me klubin parisien.
Sipas Fabrizio Romanos, Messi do të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i ka të garantuara 25 milionë euro plus bonsuet, e që paga e tij shkon në 35 milionë euro në total.
PSG ka punuar gjatë gjithë këtij viti për të arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa Barcelona kishte refuzuar shitjen e tij.
Por, sheikët e klubit nga Parisi po ia dalin më në fund që të mbyllin marrëveshjen me njërin ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit. /IndeksOnline/