Përplasen dy vetura në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave te Katedralja në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po vazhdon të merret policia e trafikut”.