Drita zyrtarizon Tun Bardhokun

Tun Bardhoku do të vazhdojë karrierën te Drita. Klubi nga Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit gjakovar.
Ai luan edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe shihet si zëvendësim i Arago Jamal që u largua drejt Azerbajxhanit.
Bardhoku u largua nga Prishtina pas dy vitesh, ku fitoi titullin e kampionit sezonin e kaluar.
/Indeksonline/