75 Mall Live Search
21:44 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / AR

Aksident trafiku në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, afër Interex te “Rrethi i Spitalit”.

Përveç dëmeve materiale nuk ka ndonjë person të lënduar.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 21:30, në rrugë Fehmi Lladrovci, në Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti“, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/