75 Mall Live Search
23:46 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / AR

Zbulohet vendi ku do të zhvillohet “Emmy Awards 2021”

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se ceremonia e ndarjes së cmimeve  “Emmy Awards”  do të mbahet më 19 shtator në hapësirën e hapur “Event Deck” në Los Angeles.

Në një deklaratë për mediat organizatorët e eventit janë shprehur se ky ndryshim ka ardhur pas konsultimit me ekspertët e shëndetit dhe sigurisë.

“Akademia e Televizionit dhe CBS kanë vendosur të organizojnë të gjitha festimet, në Event Deck për ngjarjet e drejtpërdrejta në Los Angeles, menjëherë pas Teatrit Microsoft,” thuhej në deklaratë.Do të ketë gjithashtu kufizime shtesë në numrin e njerëzve të ftuar në transmetimin e çmimeve Emmy, përfshirë ata të nominuar për çmimet më të larta në televizionin amerikan.

Fatkeqësisht, kjo do të thotë që jo të gjithë artistët e nominuar do të jenë në gjendje të marrin pjesë në çmimet e këtij viti,” u shprehën organizatorët e ceremonisë.