75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / LB

Suspendohet nga puna drejtor i Operativës në Postën e Kosovës, Faton Thaçi

Drejtori i Operativës në Postën e Kosovës, Faton Thaçi është suspenduar nga puna të cilën e mban tash e 13 vite.

Në një dokument të siguruar nga “Indeksonline”, shihet se vendimi ndaj Thaçit është marrë një ditë më parë.

Gjatë kohës së largimit të përkohshëm, punëtorit i takojnë të ardhurat personale në lartësi të ½ të ardhurave personale.

Në pikën katër të këtij vendimi thuhet se gjatë kohëzgjatjes së largimit të përkohshëm, të përmendurit i ndalohet qasja në objektet e Postës së Kosovës në cilësi të të punësuarit.

Në arsyetimin e këtij vendimi të nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së kryeshefes Ekzekutive të Postes thuhet se “bazuar në konfirmimin e Gjykatës Themelore- Departamenti Special, ndaj punëtorit Faton Thaçi- Drejtor i Operativës në Postën e Kosovës është konfirmuar aktakuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1. në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK=-së dhe me qëllim të mbrojtjes së imazhit të ndërmarrjes, si dhe të mos përfshirjes së menaxhmentit në procese që mund të ndikojnë në besueshmërinë e opinionit ndaj ndërmarrjes se ruajtjes së kredibliteitt të Kosovës, u vendos si në dispozitiv në këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi, Thaçi ka drejtë ankesë.

Kujtojmë se aktakuza e ngritur ndaj Thaçit nuk ka të bëjë asgjë më punën e tij në Postën e Kosovës. /Indeksonline/