Motra e këshilltares së Albin Kurtit zgjedhet Auditore e Përgjithshme

Vlora Spanca, motra e këshilltares së kryeministrit Albin Kurti u zgjodh Auditore e Përgjithshme e Kosovës me mandat 5 vjeçar.
Pro saj ishin deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Listës Serbe.
Ndërsa deputetët e opozitës votuan kundër.
Me 67 vota për, Vlora Spanca është zgjedhur Auditore e Përgjithshme e Kosovës, me mandat 5 vjeçar, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, me 68 vota për u votua rekomandimi që te shkarkohet Gjyldane Kiçmari, anëtare e bordit të ndërmarrjes publike KOSTT, raporton Ekonomia Online.
Ky votim u bë pasi Komisioni për Ekonomi, ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës të jetë edhe pika mbi shqyrtimin e raportit me rekomandime për shkarkimin e Gjyldane Kiçmari, anëtare e bordit të ndërmarrjes KOSTT.