Interesim i madh për vaksinim/ Pritet të rritet numri i ekipeve të vaksinimit në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë ku u vendos për masat e reja antiCovid, ka bërë të ditur se javën tjëtër do të miratohet edhe strategjia e re antiCovid.
Ai tha se në ditët në vijim në komunën e Prishtinës do të shtohen edhe 16 ekipe të tjera të vaksinimit.
Vitia tha se procesi i vaksinimit në Kosovë po shkon mirë.
“Jemi të vedijshëm që kërkesat më të mëdha për vaksinim janë në komunën e Prishtinës ku është edhe një numër më i madh i popullatës sesa në komunat tjera prandaj kjo është arsyeja pse të gjitha tërminet për disa ditë të ardhshme në sallën “1 tetori” janë të mbushura,
30 ekipieve të vaksinimit që i kemi aktualisht në Prishtinë, para disa ditëve i janë shtuar edhe katër ekipe të tjera, ndërsa në ditët në vijim do ti shtojmë edhe 16 ekipe me qëllim që t’i bëjmë 50 ekipë në Prishtinë. Edhe në komunat tjera sipas kërkesave do t’i rrisim ekipet”, tha ai./IndeksOnline/