Shemi flet pas tërheqjes nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë: Unë jam me Kosovë, këtu kam lindur dhe do të vdes

“Festa e Birrës” në Korçë ka bërë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve që pas njoftimit të artistëve që do të marrin pjesë në të.
Kjo meqë në këtë eveniment u bë e ditur se do të marrë pjesë edhe këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.
Ish-frontmani i bendit “Bijelo Dugme” thuhej se dikur ka frymëzuar serbët për masakrat në Kosovë dhe kjo bëri që të ketë një valë të shkrimeve negative në media e faqet rozë.
E për këtë, një pjesë e artistëve nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e performancat e tyre në festivalin e Korçës që do mbahet nga 18-22 gusht.
Capital T, Dafina Zeqiri, Grupi NA dhe Dren Abazi – ishin disa nga emrat që u tërhoqën nga pjesëmarrja në këtë festival dhe jo vetëm.
Shemi nga grupi “Ilirët” po ashtu pak më parë ka treguar se nuk do të jetë pjesë e këtij eventi
Artisti thotë se është me Kosovën pasi ka lindur dhe se do të vdes këtu.
“Janë ngatërruar gjërat arti me politikë. Protagonisti kryesor, Goran Bregoviq, me u rrok vëllazëria ndërmjet vete Kosova Shqipëria ne e kemi shpall këtë muzikant çetnik ndërsa Shqipëria për herë të dytë po e thërret në performancë, nuk e di as kush han e as kush pi, unë jam me Kosovë se këtu kam lindur e këtu do të vdes dhe nuk do të marrë pjesë ne Beer Fest Korçë se kështu ka vendosur Kosova”, ka thënë Shemi për Telegrafin.