Valbon Krasniqi me të birin vaksinohen: “Vaksina është arma më e fortë që sot kemi në dorë kundër COVID-19”

Drejtori i ShKSUK-së, Valbon Krasniqi sot ka marr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid 19.
Me anë të një postimi ai ka motivuar qytetarët që të vaksinohen pasi sipas tij vaksina është arma më e fortë kundër koronavirusit, transmeton Indeksonline.
Në postimin e tij, Krasniqi ka treguar se djali i tij 18 vjeçar e ka marr dozën e parë të vaksinës sot.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë, Vaksina kundër COVID-19 është e sigurt dhe efikase
Unë sot mora dozën e dytë, djali i moshës 18 vjeçare dozën e parëBashkë po e mbrojmë shëndetin tonë dhe të familjes.Vaksina është arma më e fortë që sot kemi në dorë kundër COVID-19Bashkë, të gjithë të vaksinuar ia dalim.