02-shi e tepron, me shpejtësi marrrëmendëse nga ana e djathtë tejkalon!

Një veturë e tipit “Mercedes” dje ka thyer rregullat e komunikacionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Duhël-Prishtinë, km i pestë.
Vozitësi i veturës me targat 02 ka rrezikuar jetën e tij dhe të tjerëve duke tejkaluar nga ana e djathtë me një shpejtësi marramendëse.
Kamera e një lexuesi të IndeksOnline ka arritur ta kap këtë moment.

Bashkëpunimi IndeksOnline-qytetarë po vazhdon edhe më tutje në këtë aspekt me qëllim që të ulet numri i aksidenteve në trafik./IndeksOnline/