75 Mall Live Search
19:16 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Rritet numri i rasteve pozitive, por edhe numri i vaksinimeve shënon rritje enorme në 4 ditët e fundit

Gjatë këtij muaji është rritur numri i rasteve pozitive me Covid 19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1128 raste pozitive nga 7424 testime, transmeton Indeksonline.

Rritja e rasteve pozitive duket se ka shtyrë shumë qytetarë që të shkojnë të marrin vaksinën.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi sot se janë vaksinuar 19 mijë e 248 qytetarë.

Vetëm në 4 ditët e fundit janë vaksinuar 71 mijë e 224 qytetarë, që është një rritje enorme.

Si pasojë e rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë doli me masa të reja kundër Covid 19./Indeksonline/