75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Barça edhe pas largimit të Messit në gjendje të vështirë financiare, Jordi Alba pranon të ulë pagën përgjysmë

Klubi i Barcelonës është duke kaluar në një periudhë tejet të keqe financiare.

Përkundër largimit të Lionel Messi,t katalunasit ende janë duke u munduar të balancojnë financat, transmeton Indeksonline.

“Mundo Deportivo” raporton që mbrojtësi, Jordi Alba ka pranuar të ulë pagën e tij përgjysmë.

Katalunasit janë duke tentuar që këtë pagë të përgjysmuar të Albas ta mbajnë edhe për 3 vitet e ardhshme.

Përveç Albas edhe Gerrard Pique ka pranuar të ulë pagën. Pritet që edhe Sergio Busquets të veproj njëjtë./Indeksonline/