Pamje katastrofike nga Turqia, momenti kur komplet qytetin e merr uji

Është rritur në 40 numri i personave që kanë humbur jetën në fatkeqësinë e përmbytjeve në provincat veriore të Turqisë, Kastamonu, Sinop dhe Bartın.
Siç njofton Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 40 persona, 34 në Kastamonu, 6 në Sinop, ndërsa 9 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale.
Në Bartın ekipet vazhdojnë punën për të gjetur një person të zhdukur nga përmbytjet. VIDEO