Manchester United e “shkel” Leedsin, Bruno me “hat-trick” të golave, Pogba me “hat-trick” të asistimeve

Pjesa e dytë e ndeshjes, Manchester United-Leeds ka dhuruar plot katër gola brenda 15 minutave.
Fillimisht, Leeds barazoi rezultatin në minutën e 48-të me anë të Ayling.
What a goal by Ayling 😱 1-1 #MUNLEE pic.twitter.com/yWw4P9f30H
— Real Madrid ⚪️ (@realmadrid3413) August 14, 2021
Pastaj në të 52-të Pogba asistoi tek Greenwood i cili shënoi dhe e bëri 2:1 rezultatin në të mirë të Manchesterit.
Mason Greenwood makes it 2-1 😡 #MUNLEE pic.twitter.com/D0dOfKY5jU
— Real Madrid ⚪️ (@realmadrid3413) August 14, 2021
Dy minuta më vonë, Bruno Fernandes pranoi një asistim nga Pogba dhe shënoi gol për ta bërë rezultatin 3:1.
Bruno Fernandes is the top scorer now 3-1 #MUNLEE pic.twitter.com/yqelPXi4Uv
— Real Madrid ⚪️ (@realmadrid3413) August 14, 2021
Në minutën e 60-të, Bruno kompletoi “hat-trickun” duke bërë rezultatin 4:1. Asistues ishte Harry Maguire.
Paul Pogba në këtë ndeshje ka arritur deri më tani të bëj 3 asistime, kurse Bruno ka shënuar 3 gola. Rezultati momental është 4:1./Indeksonline/